Pamje dramatike tregonin sot sesi çisterna e bllokuar në det MV Portland Bay do të duhet të mbetet në vend të paktën deri nesër teksa përpjekjet për ta tërhequr drejt ujërave më të thella janë shtyrë prej motit të trazuar.
Tentativat e ndihmës për anijen 170-metra të gjatë u ndaluan dje pas këputjes së litarëve që po përdoreshin prej motit ekstrem.
Autoritetet portuale australiane thonin se operacioni i vështirë i ndihmës mund të vijojë për ditë me radhë teksa agjencitë janë të përgatitura për “progres të ngadaltë por të vazhdueshëm” pasi anija humbi fuqinë e motorëve në jug të Sydney.
Mjeti mbetet i ankoruar në spirancë në një pozicion të sigurtë në Cronulla, teksa dy rimorkiatorë presin përmirësimin e motit për nisjen e operacioneve.
Portland Bay mban rreth 1,000 ton karburant dhe mbetet në këtë pozicion prej mëngjesit të së martës.
Mjeti shkarkoi një ngarklesë çimentoje në Port Kembla dhe u rikthye në det mëngjesin e të hënës. Por ventilatori i motorit kryesor dështoi pak pas orës 7.00 dhe deri tani kushtet për riparimin e tij janë të pamundura.
Top Channel