Sulmi që ndodhi në Illinois në ditën e pavarësisë së SHBA , ishte i planifikuar prej javësh.
Autoritetet amerikane thanë në një deklaratë të fundit, pasi kanë vënë në pranga dhe autorin Robert Crimo, që i mori jetën 6 personave dhe plagosi 30 të tjerë , se ai kishte javë që e planifikonte sulmin, por nuk kanë ende një ide të saktë për motivin që e coi atë në ngjarjen tronditëse,
“ Autori kishte një pushkë me fuqi të lartë, hyri në çatinë e një biznesi nëpërmjet shkallëve të emergjencës dhe filloi të hapte zjarr ndaj të pranishmëve të pafajshëm të festës së Ditës së Pavarësisë.pas sulmit ai u kamofulua si një grua, ne besojmë se ai e bëri këtë për të fshehur tatuazhet dhe identitetin e tij dhe për ta ndihmuar atë gjatë arratisjes me njerëzit e tjerë që po iknin nga kaosi.”
Polica tha se arma që i riu mbante ishte me leje. 22 vjecari tentoi të largohej, por pas një ndjekjeje intensive të policisë ra në pranga shpejt.
Shumë nga dëshmitarët kanë thënë se fillimisht të shtënat i kishin menduar për fishekzjarre. Por vetëm kur panë disa persona të gjakosur e kuptuan se kishte një sulmues.
Parada nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna. Disa orë pas të shtënave në Çikago, dy policë u plagosën në të shtënat në Filadelfia gjatë festimeve të 4 Korrikut
Top Channel