Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel në një postim në Twitter theksoi se duhet të nisin bisedimet për pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut po vendos për veten e saj tashmë dhe se e ardhmja e saj është në BE.

 “Javën e kaluar, Këshilli i BE-së paraqiti një zgjidhje kompromisi të rishikuar. Kjo është një zgjidhje e ekuilibruar që adreson shqetësimet tuaja kryesore. Qëllimi është i qartë: Nisja e bisedimeve të pranimit të Maqedonisë së Veriut. Dhe më në fund të ecim përpara për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët në BE.

Ju jeni duke vendosur për të ardhmen tuaj. Maqedonia e Veriut bën pjesë në BE. E ardhmja juaj është me ne. Së bashku jemi në prag të një përparimi të mundshëm në procesin e anëtarësimit të vendit tuaj në BE”, shkruan Michel.

Ai gjithashtu komentoi propozimin francez, duke theksuar se maqedonishtja është gjuha e qytetarëve maqedonas dhe se ky propozim e respekton atë.

“E rëndësishme është se ky propozim ka të bëjë qartë me gjuhën maqedonase, pa kualifikim nga BE-ja. Gjuha maqedonase është gjuha juaj. Propozimi e respekton atë. Legjislacioni i BE-së, të gjitha do të përkthehen në gjuhën maqedonase.”

“Ju jeni një shembull se si një vend multietnik mund të përparojë. Ne jemi gjithashtu shumë të vetëdijshëm për shqetësimet e shprehura nga disa në lidhje me identitetin tuaj kombëtar. Ju mund të mbështeteni tek unë si President i Këshillit Evropian, për të mbrojtur sistematikisht të drejtat tuaja legjitime.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA