Plagosja e Martin Prengës, Gjykata e Lezhës lë në burg autorin e dyshuar
05/07/2022 12:25
Gjykata e Lezhës ka lënë në burg autorin e dyshuar për plagosjen e 51-vjeçarit Martin Prenga mbrëmjen e së premtes në zonën e Fanit në Mirditë.
Florian Gjoka u njoh me masën e sigurisë në pa praninë e avokatit, shkak kjo nga bojkotimi i seancave të sigurimit personal.
Në senancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura pasi dëgjoi palët, gjyqtari Artan Hajredinaj e cilësoi si të ligjshëm arrestimin e tij dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”pa afat për veprat penale “Vrasja me paramendim, e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Top Channel