Djali plagosi me thikë nënën/ Detaje të reja, 30-vjeçari kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania

05/07/2022 10:57

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Fier, ku djali plagosi me thikë nënën e tij.

Donika Çobaj jetonte me një vajzë, pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani.

Kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer nga Gjermania. Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë. Djali s’ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate më parë.

Sot kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur. Djali pasi e ka goditur nënën dhe thikë është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës.  Autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur. Por nuk dihet nëse ka qenë i dehur për shkak të konsumimit të pijeve alkoolike apo lëndëve narkotike.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA