Një i ri 30 vjeçar qëlloi me thikë nënën e tij në fshatin Dukas të Patosit.

Mësohet se nëna Donika Çobaj jetonte me një vajze pasi bashkëshorti i kishte vdekur kohë më parë, ndërsa djali ishte emigrant ne Gjermani dhe kishte rreth 20 ditë që ishte kthyer në fshat.

Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klaudjo Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij në gjendje të dehur.

Ngjarja ndërkohë tronditi banorët e fshatit të cilët thonë se djali nuk ka qenë problematik dhe familja nuk është e njohur për ngjarje të tilla.

Polica arrestoi të riun i cili akuzohet për plagosje të rëndë dhe dhunë në familje. Mister mbeten arsyet që çuan të riun drejt këtij akti të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA