22-vjeçari Armando Kazma ka humbur tragjikisht jetën ndërsa ishte duke frekuentuar në mbrëmje një kalçeto në hyrje të Sarandës.
Rreth orës 20:40 si rezultat i shirave me intensitet të lartë me rrebesh dhe erës së fortë u thyen hekurat anësorë të rrethimit të kalçetos tek Ura e Gajdarit duke shkaktuar shembjen e strehës e duke goditur 22-vjeçarin.
Për ta nxjerrë nga rrënojat u angazhuan rreth 15 forca të MZSH-së, policia si dhe shokë të viktimës. Armando u nxor i gjallë nga rrënojat, por për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital.
Ngjarja është duke u hetuar si dhe po kryhen vlerësime të kushteve të sigurisë në këtë mjedis sportiv.
Raste të shembjes së strukturave të tilla në kushtet e stuhive dhe erës janë të përsëritura në rajon por ky është rasti i parë kur ngjarja shkakton edhe viktima.
Top Channel