Parada e katër korrikut në Çikago u kthye në një tmerr për qytetarët, të cilët u gjendën në mes të një sulmi që la të vdekur gjashtë persona.
Të paktën tetë qytetarë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë, ndërsa sipas raportimeve gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.
Rrugët e zhurmshme të Çikagos në vetëm pak minuta u kthyen në një vend të shkretë, ku nuk lëvizte askush përveç policisë.
Në pamjet e publikuara nga Reuters shihet se si të pranishmit kanë braktisur gjithçka dhe janë larguar të tmerruar.
E gjithë situata mund të kishte përfunduar edhe më keq, pasi shumë fëmijë kanë qenë në momentin e sulmit duke luajtur dhe shëtitur.
Sapo njerëzit kanë dëgjuar të shtënat e armëve kanë nisur të largohen, pa e menduar shumë gjatë.
Policia u vendos menjëherë në vendin ku ndodhi ngjarja, për të arritur neutralizimin e situatës.
Top Channel