Bashkëpunim në çështjet penale dhe shkëmbimit të informacionit, nënshkruhet marrëveshja mes EPPO dhe Prokurorit Olsian Çela

05/07/2022 10:27
Laura Kovesi dhe Olsian Cela

Një marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua mes Zyrës së Prokurorit Publik Evropian dhe Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksemburg.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të lehtësohet bashkëpunimi në çështjet penale dhe shkëmbimin e informacionit.

Palët ranë dakord gjithashtu të bashkëpunojnë në ngrirjen e aseteve si dhe të parashikojnë ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, parashikohet mundësia e komandimit të një oficeri ndërlidhës nga Prokuroria e Përgjithshme në selinë e Zyrës së Prokurorit Publik Evropian në Luksemburg.

Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO) është prokuroria e re e pavarur publike e Bashkimit Evropian. Kjo zyrë është përgjegjëse për hetimin, ndjekjen penale dhe sjelljen para gjykimit të krimeve kundër interesave financiare të BE-së. Këtu përfshihen disa lloje mashtrimesh, mashtrimi me TVSH-në me dëme mbi 10 milionë euro, pastrim parash, korrupsion etj.

EPPO filloi funksionimin më 1 qershor 2021, pasi Komisioni Evropian konfirmoi zyrtarisht datën e fillimit më 26 maj 2021.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA