Një 22-vjeçar, Robert Crimo është vënë në pranga nga policia si i dyshuari kryesor i të shtënave që errësuan festimet e 4 korrikut në SHBA.

6 persona mbetën të vrarë gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në Parkun Highland, në periferi të Çikagos. Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe prej aty, hapi zjarr ndaj qytetarëve që kishin dalë për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. I riu tentoi të largohej, por pas një ndjekjeje të shkurtër me makinë  u arrestua “pa asnjë incident”, tha shefi i policës, Lou Jogmen.

Dhuna e armatosur po kthehet në një epidemi, nuk heq dorë nga lufta kundër saj deklaroi presidenti Joe Biden, që u shpreh i tronditur nga dhimbja  e shkaktuar komunitetit amerikan në një ditë të shënuar për të.  Një dëshmitar në vendngjarje tha se fillimisht të shtënat i kishin shkëmbyer për fishekzjarrë. Nuk e kuptova që bëhej fjalë për armë zjarri, tha ai, vetëm kur pashë një person që gjakosur që bërtiste u ndërgjegjësova për atë që kishte ndodhur.

“E patëm të vështirë ta kuptonim në fillim se çfarë po ndodhte se na u dukë si zhurmë fishekzjarrësh, dhe ky është 4 korriku, e dini, kështu festohet. Por pastaj papritur, një grup njerëzish nisën të largohen me vrap dhe e aty e kuptuam që diçka nuk shkonte”, shprehet dëshmitarja Emily Prazak.

Zyrtarët e emergjencave thanë se dhjetëra persona, përfshirë edhe fëmijë, janë trajtuar në spital për lëndime me armë zjarri dhe disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Parada nisi në orën 10:00 sipas kohës lokale dhe u ndërpre 10 minuta pasi nisën të dëgjoheshin të shtëna. Më pas qindra persona – disa të gjakosur – u panë duke u larguar në panik. Disa orë pas të shtënave në Çikago, dy policë u plagosën në të shtënat në Filadelfia gjatë festimeve të 4 Korrikut. Guvernatori i Illinoisit, Jap Robert Pritzker, paralajmëroi se të shtënat masive po kthehen ne një “traditë amerikane”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA