Tenda e kalçetos e zuri poshtë, ndërron jetë 22-vjeçari në Sarandë
04/07/2022 21:35
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e sotme, ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi një tendë kalçetoje u rrëzua dukë e dëmtuar për vdekje.
Ngjarja ndodhi në Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, rreth orës 20:50. 22-vjeçari me inicialet A. K., u transportua menjëherë në spital pas dëmtimeve të mara, ku edhe ndërroi jetë.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel