Nën ndikimin e alkoolit, një 70-vjeçar ka humbur jetën në spital pas rënies nga kati i dytë i pallatit ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 të Durrësit, kur shtetasi M. D. ka rënë nga kati i dytë i pallatit të tij.
Nga hetimet e para rezulton se ka qenë nën efektin e alkoolit. Ndonëse është dërguar në spital ai s’ka mundur të mbijetojë.
Grupi hetimor po punon më tej për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes në lagjen e qytetit bregdetar.
Njoftimi policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen nr. 17 Durrës, dyshohet se nën efektin e alkoolit, ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi M. D., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel