‘Kulla Eifel e mbushur me ndryshk” raporti alarmues për “Zonjën e Hekurt të Parisit”

04/07/2022 19:00

Kur u përfundua në 1889, Kulla Eifel, ose siç njihet ndryshe Zonja e Hekurt e Parisit – pritej të kishte një jetëgjatësi deri në 20 vjet përpara se të çmontohej. Por Njëqind e 33 vjet më vonë, kulla është ende në këmbë.

Megjithatë disa raporte konfidenciale  të botuara së fundmi në revistën franceze Marianne sugjerojnë se monumenti është në një gjendje të keqe dhe i mbushur me ndryshk. Kulla ka nevojë për një riparim të plotë, pretendohet në raport, por në vend të kësaj po i jepet vetëm një rinovim sa për sy e faqe për Lojërat Olimpike 2024 në Paris.

“Nëse Gustave Eiffel do të vizitonte vendin, ai do të pësonte një atak në zemër,” i tha Marianne një menaxher i kullës. Eiffel, kompania e të cilit projektoi dhe ndërtoi monumentin, kishte thënë asokohe se identifikimi dhe ndalimi i përhapjes së ndryshkut ishte sfida më e madhe për jetëgjatësinë e kullës dhe sugjeroi se ajo do të kishte nevojë për lyerje çdo shtatë vjet.

Kulla tani  po i nënshtrohet një rilyerjeje prej 60 milionë euro në përgatitje për Lojërat Olimpike të 2024-ës,  kjo është hera e 20-të që monumenti rilyhet. Një e treta e kullës supozohej të zhvishej tërësisht  dhe më pas të aplikoheshin dy shtresa të reja.

Kompania që mbikëqyr kullën, Sete, e cila është 99% në pronësi të bashkisë, heziton ta mbyllë atë për një periudhë të gjatë për shkak të të ardhurave turistike që do të humbnin. Kulla pranon rreth 6 milionë vizitorë në një vit të zakonshëm, duke e bërë atë vendin e katërt më të vizituar kulturor në Francë pas Disneyland, Luvrit dhe Pallatit të Versajës. Mbyllja e saj e detyruar nga Covid në 2020 çoi në një humbje prej 52 milion € në të ardhura.

Një raport në vitin 2014 zbuloi se kulla kishte çarje dhe ndryshkje, dhe një raport tjetër në 2016 gjeti 884 defekte, përfshirë 68 që thuhej se përbënin rrezik për “qëndrueshmërinë” e strukturës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA