Kriza nga thatësira, në Itali uji i pijshëm fillon të racionohet

04/07/2022 19:27

Qytetet veriore italiane të Veronës dhe Pizës, shtëpia e gati 350,000 njerëzve, filluan racionimin e ujit të pijshëm të shtunën, mes një thatësire historike në rajon.

Deri më 31 gusht, uji i pijshëm nuk mund të përdoret për ujitje të zonave të perimeve, kopshteve dhe fushave sportive, larjes së makinave, mbushjes së pishinave dhe çdo aktiviteti tjetër që nuk është rreptësisht i nevojshëm për nevojat njerëzore, njoftuan autoritetet vendase.

Përdorimi i ujit të pijshëm për qëllime shtëpiake, pastrimi dhe higjiena personale lejohet ende në Piza dhe Verona, i cili është qyteti i dytë më i madh në Italinë verilindore me më shumë se 250,000 banorë.

Kushdo që zbulohet se shkel kufizimet mund të gjobitet deri në 500 euro.

Megjithatë, autoriteti rajonal i Veronës shtoi se “çdo përdorim për qëllimet e përshkruara më sipër dhe të ndaluara, megjithëse nuk rekomandohet, mund të bëhet vetëm nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit”.

Më shumë se njëqind komuna në veri të Italisë kanë miratuar masa për të kursyer ujin, por Verona dhe Piza janë disa nga qytetet më të mëdha në rajon që e bëjnë këtë.

Ashtu si shumë vend enë Evropë,  Italia është përballur me një valë të nxehti jashtëzakonisht të hershme, krahas mungesës së madhe të reshjeve dhe shkrirjes së borës nga Alpet, të cilat kanë qenë të lidhura me ndryshimet klimatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA