Një 26- vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të hënë, pasi ishte dënuar për kalim të paligjshëm të personave jashtë kufirit.
Alban Mija banues në Kamzë ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër më 16.12.2020, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
“Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Circle”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Circle””, sipas policisë.
A’i u kap në vendin e quajtur “2 rrathët”, në Unazën e re dhe iu dorëzua policisë së Gjirokastrës.
Top Channel