Makina përfshihet nga flakët në Vlorë
03/07/2022 13:43
Një makinë tip “Opel” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen 15 Tetori të qytetit të Vlorës.
Makina me targë AA 884 HF ka qenë e parkuar pranë banesës së pronarit Tomor Shehaj.
Nuk dihet ende nëse ka qenë shkëndijë elektrike apo zjarrvënie e qëllimshme, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje .
Makina është djegur pothuajse e gjithë ndërkohë qe po merret në pyetje pronari i makinës.
“Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Top Channel