Transportonte emigrante të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 35 vjeçari kosovar në Këlcyrë
02/07/2022 11:12
Një 35-vjeçar me iniciale S. B., banues në Kosovë është arrestuar pasi po transportonte gjashtë emigrantë të paligjshëm në Këlcyrë.
Në operacionin policor të koduar “Road Guard 29” u bë kapja e të riut në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit në afërsi të fshatit Kodër, duke transportuar me automjetin “Volkswagen” emigrantët nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
U sekuestruan automjeti, një aparat cellular dhe një shumë parash në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Top Channel