Dalin pamjet/ Momenti kur dy të rinj shqiptarë rrahin për vdekje 42-vjeçarin grek në lokal
02/07/2022 10:07
Dy shqiptarë janë vënë nën akuzë për vrasjen e 42 vjecarit grek Dimitris Kordas, në një lokal në Rafinë të shtetit fqinj.
Mediat greke kanë publikuar sot pamje të sherrit, mes dy shqiptarëve dhe grekut. Ndonëse për të shuar sherrin ndërhynë edhe persona të tjerë të pranishëm në lokal, gjithcka rezultoi fatale për 42 vjecarin grek.
Para gjykatës, nëna e viktimës kërkoi burgim të përjetshëm për dy të rinjtë shqiptarë.
Top Channel