VIDEO/ Risia e Botërorit, ja si funksionon pozicioni jashtë loje gjysmë-automatik

01/07/2022 16:56

Botërori i Katar do të pagëzojë pozicionin jashtë loje gjysmë-automatik, teknologjinë e fundit për të shuar polemikat.

Sistemi i ri me emrin “Limb-tracking technology”, apo thënë ndryshe teknologjia e gjurmimit të gjymtyrëve” bazohet mbi punën e koordinuar të 12 telekamerave, të instaluara në çatinë e stadiumit, të cilat janë të dedikuara për të regjistruar 29 pika të dhënash të çdo lojtari mbi të gjitha gjymtyrët dhe ekstremitetet e rëndësishme. 50 herë në sekondë, duke përllogaritur pozicionin e tyre ekzakt në fushë, në çdo terren të lojës, në mënyrë që të arrijë në një përfundim të saktë dhe të shpejtë.

Edhe topi zyrtar i turneut, Al Rihla, do të dhurojë një tjetër element zbulimi, përmes një sensori të instaluar në qendër të topit, që do të furnizojë të dhëna në sallën video, 500 herë në sekondë.

Sipas FIFA-s, që zyrtarizoi përdorimin në Kupën e ardhshme të Botës, bëhet fjalë për inovacionin më të rëndësishëm teknologjik në botën e futbollit, pas përfshirjes së “Goal Line Tehnology”, dhe VAR që debutoi në Botërorin e Rusisë 4 vjet më parë. Pas shumë eksperimenteve të suksesshme, edhe gjatë botërorit për klube vitin e kaluar, teknologjia e re do të mbështetet në animimin në 3D që do të shikojnë në ekranet si në stadiume ashtu edhe në TV.

Gjithsesi gjithçka do të kryhet duke i ruajtur gjyqtarit të garës procesin e vendimit. “Arbitrat dhe asistenët arbitralë do të jenë ende përgjegjës për vendimin në fushën e lojës, – shpjegoi Collina gjatë një webinari të FIFA-s mbi këtë temë, duke shtuar, – Teknologjia do të ofrojë vetëm një mbështetje të mëtejshme për të marrë vendime më të sakta dhe më të shpejta, në veçanti kur aksioni në pozicion jashtë lojë do të jetë delikat dhe i vështirë”./ Super Sport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA