Vetëplagoset me armë gjahu, dërgohet në spital 16-vjeçarja
01/07/2022 17:56
Një 16-vjeçare është dërguar në spital pasi është vetëplagosur me armë gjahu.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe gjendje e saj.
“Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu”, sipas policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave.
Top Channel