Mashtrim kompjuterik nga Shkodra në Bullgari/ Policia aksion në dy call center, arrestohen 7 persona, procedohen 25 të rinj

01/07/2022 15:13

7 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të dyshuar si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale, në 2 subjekte call center, është bilanci I dy operacioneve të koduar “North Forex 2” dhe “North Forex 3”, në Shkodër.

Burime zyrtare të policisë thanë se në kuadër të dy operacioneve gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë 25 persona, të punësuar si operatorë në këto 2 subjekte.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 2” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. D., administrator i subjektit call center, dhe S. Ç., I. T., A. S. dhe M. Sh., drejtues grupi në këtë subjekt.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “North Forex 3” u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. Z. dhe E. H., drejtues grupi në subjektin tjetër call center.

Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasve: E. E., administratore e këtij subjekti, E. D., A. Rr. dhe A. Rr., të dyshuar si organizatorë të veprimtarisë kriminale të këtij subjekti, që ushtrohej në një filial, në Tiranë.

Në vijim të veprimeve procedurale janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 25 shtetas të tjerë, të cilët ishin punësuar si operatorë në këto 2 subjekte call center.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se administratorët e këtyre 2 subjekteve kanë rekrutuar punonjës, për të ushtruar aktivitetin kriminal të mashtrimit kompjuterik, në filialet paralele të këtyre 2 subjekteve, në Shkodër, Tiranë dhe Bullgari.

Ky aktivitet kriminal konsiston në mashtrimet kompjuterike nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme kompjuterike, si 1FTD (first time depozite), Vicidal, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian. Operatorët e këtyre subjekteve telefonin shtetas të ndryshëm, kryesisht të huaj, më qëllim që t’i bindnin për të investuar shuma të ndryshme parash në platformat e lartpërmendura.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër dhe në koordinim me organet e tjera ligjzbatuese, po vijojnë hetimet, me qëllim verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë kryer personat e perfshirë në këtë veprimtari, me qëllim konfiskimin e të gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA