Një 31-vjeçar ka mbetur i vdekur këtë pasdite pasi teksa drejtonte një mjet tip “Hyundai” ka humbur kontrollin në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në afërsi të fshatit Kapshticë. Dyshohet se lagështia në rrugë është bërë shkak që shtetasi me iniciale A.Sh, të humbasë drejtimin dhe të përplaset me barrierat anës rrugës.
Ai ka ndërruar jetë, ndërkohë që i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale A.B., pasagjer në mjet.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel