Komentet e Boris Johnson ndaj tij, e kanë prekur duket Vladimir Putinin në pikën e tij të dobët.
Pushtimi “i tij i çmendur, maço” ishte një “shembull i përsosur i maskulinitetit toksik” , nëse do të kishte qenë grua, Putini nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën, deklaroi dy ditë më parë për televizionin gjerman ZDF kryeministri britanik, dhe Kremlini nuk vonoi të reagonte.
Rusia kërkoi takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Moskë për të protestuar ndaj këtyre komenteve dhe pohimeve të një zyrtari tjetër britanik mbi figurat kryesore të qeverisë ruse.
Rusia i tha ambasadores Deborah Bronnert se ajo kundërshtonte “me vendosmëri” deklaratat e pasjellshme” të udhëheqjes britanike në lidhje me Rusinë, liderin e saj, përfaqësuesit zyrtarë të autoriteteve, si dhe popullin rus.
Ministri Britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace provokoi gjithashtu zemërimin e Rusisë pasi ai akuzoi zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme ruse se “çdo javë, kërcënon se do të godasë të gjithë me armë bërthamore, në një mënyrë apo një tjetër”.
Ministria e Jashtme ruse tha se ishte “e papranueshme” që zyrtarët britanikë “të shpërndajnë qëllimisht informacione të rreme, veçanërisht mbi kërcënimet e supozuara nga rusët që ‘ zgjedhin të përdorin armë bërthamore'”.
Top Channel