22/12 21:36
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Shëngjin të Lezhës.
Mësohet se lënda plasëse i është vendosur një biznesi servis makinash në Shëngjin, fatmirësisht pa të lënduar.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar një mjet i parkuar aty pranë dhe xhamat e biznesit.
Biznesi është në pronësi të Tol Mhillit, ndërsa autorët ende nuk dihen.
Kanë qenë banorët e zonës të cilët janë alarmuar nga shpërthimi dhe kanë lajmëruar policinë e Lezhës.
Do të jetë dëshmia e pronarit që do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel