Hapen pishinat e bashkisë në Tiranë, sot u zhvilluan garat e para të notit

01/07/2022 15:39

Pas më shumë se 20 vitesh administrim nga privati, kompleksi i pishinave tek diga e liqenit tani ndodhet nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Këto ambiente janë transformuar dhe sot u zhvillua gara e parë e kampionatit të notit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se këto hapësira janë në dispozicion edhe për notarët e rinj, edhe për komunitetin.

Veliaj: Këtu kemi një hapësirë për më të mirët e notit. Por, kemi edhe një hapësirë çlodhëse për familjarët, si dhe një kamp për fëmijët, që vijnë nga familje me probleme ekonomike, të cilët nuk shkojnë dot në plazh, ama kanë mundësi të frekuentojnë pishinat e Tiranës, për të kaluar disa kujtime të bukura vere. Aty ku ka vullnet, ka edhe një rrugëzgjidhje, në mënyrë që të kënaqen të gjithë. Sot jam shumë krenar që fillojmë një kapitull të ri për notin.

Veliaj në fjalën e tij u ndal dhe tek vonesat në projekte për shkak të kundërshtarëve politikë, për të cilët tha se nuk mund ta pengojnë zhvillimin.

 Veliaj: Me skuadrën e notit kemi pasur një ëndërr afatgjatë pas mbarimit të kontratës 20 vjeçare të administruesve të kësaj hapësire. Më vjen keq ta them, por si çdo përpjekje në Shqipëri, me shumë sakrificë, çdo gjë kthehet në një malore me gjykata e keqkuptime. Ky vend do të ishte më i mirë sikur të kishim pak mirëkuptim. Kur ndërtohet një shkollë si gjimnazi ‘Sami Frashëri’, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohet një hapësirë, siç ishin ‘7 Xhuxhat’, për ta bërë parking poshtë dhe kënd lodrash lart, politika nuk duhet të përzihet. Kur lirohen pishinat, qofshin këto olimpike, qofshin pishina për amatorët dhe fëmijët, as këtu politika s’duhet të përzihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA