Greqia përgatitet “për luftë”, kërkon të blejë avionë F-35 nga SHBA-ja!

01/07/2022 14:10
Israeli F-35 fighter jets perform during an air show over the beach in the Israeli coastal city of Tel Aviv on May 02, 2017 as Israel marks Independence Day, 69 years since the establishment of the Jewish state. / AFP PHOTO / JACK GUEZ

Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Bashkuara për blerjen e 20 avionëve luftarakë F-35 nga kompania amerikane Lockheed Martin.

Këtë lëvizje të Athinës zyrtare e njoftoi vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, që e justifikoi me nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit në mesin e tensioneve të vazhdueshme me Turqinë.

Pjesë e kësaj procedure është dërgimi i kërkesës zyrtare, që ka ndodhur ditët e fundit. Ky megjithatë është vetëm fillimi i një procesi të gjatë, dhe dorëzimi i avioni te parë mund të ndodhë diku nga viti 2027.”- tha Mitsotakis.

Athina ka porositur tashmë 24 avionë luftarakë Rafale të prodhimit francez – gjashtë të rinj dhe 18 të tjerë të përdorur më parë në shërbim me Forcën Ajrore Franceze, si dhe tre fregata franceze.

Pasi iu afruan rrezikshëm në 2020-tën konfliktit të armatosur, u duk se mosmarrëveshjet mes palëve, të nxehura asokohe nga kerkimet për hidrokarbure në Mesdheun Lindor, u fashitën. Por fërkimet mes Greqisë dhe Turqisë, dy vendeve problematike fqinjë që janë njëkohësisht dhe anëtare të NATO-s por kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje, vazhdojnë.

Në zemër të përpalsjeve të fundit qëndrojnë ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, me Ankaranë që akuzon Athinën se mban atje një prani ushtarake në shkelje të traktateve. Greqia nuk tërhiqet, e insiston se është duke vepruar në bazë të  ndërkombëtar  dhe se po i mbron ishujt përballë armiqësisë turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA