Në një lëvizje të befasishme, teksa dukej se e kishte fokusuar fushatën e saj vetëm në Donbas, Rusia sulmoi qytetin port të Odesës në Ukrainë.
18 civilë kanë mbetur të vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi raketat e ushtrisë së Moskës u përplasën mbi një bllok ndërtesash. Tre raketa X-22, sipas zëdhënësit të administratës lokale, Sergei Bratchuk, u lëshuan nga një avion Tu-22 që vinte nga Deti i Zi.
Në mesin e viktimave nga sulmi në lagjen Belgorod-Dniester, janë edhe dëy fëmijë. nga gërmadhat janë nxjerrë të gjallë 8 persona. Sulmi i së premtes në Odesa pason tërheqjen e forcave ruse të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull strategjik kyc ky i Detit të Zi. Por, forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhanskut.
Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit. Oleksii Hromov më herët tha se numri i sulmeve me raketa ruse në Ukrainë ishte dyfishuar në dy javët e fundit dhe se Moska po përdorte raketa me saktësi të ulët të epokës sovjetike në më shumë se gjysmën e sulmeve.
Rusia përdori një raketë të epokës sovjetike Kh-22 edhe në sulmin në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremençukut të hënën, ku u vranë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve ukrainase, edhe pse Moska vetë vazhdon të mohon se ka shënjestruar qëllimisht civilët.
Top Channel