Zjarrfikësi hero! Bashkia i jep medaljen e mirënjohjes së qytetit të Tiranës

30/06/2022 15:30

Shkëlzen Lamuça,  është zjarrfikësi hero që i shpëtoi jetën dy vajzave të vogla të familjes Nanaj pas zjarrit që ra në një pallat në zonën e Astirit, një javë më parë.

Ai mundi të nxirrte në kohë vajzat nga pallati i rrezikuar, ndaj për këtë arsye  është nderuar me Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit të Tiranës.

 “Jam shumë i nderuar që të kam koleg. E gjithë Tirana është krenare për ty! Jemi të gjithë pjesë e një skuadre, por edhe brenda skuadrës ka nga ata që rrezikojnë më shumë se të tjerët, që lodhen më shumë se të tjerët dhe që meritojnë gjithë mirënjohjen e ne të tjerëve. Të jam shumë mirënjohës dhe të falënderoj shumë!”– tha Veliaj.

Për vet Shkëlzenin, zjarrfikësin hero, shpëtimi i dy  vajzave të vogla ishte një nga kënaqësitë më të mëdha që ka përjetuar gjatë karrierës së tij.

“Ishte kënaqësi, një emocion i madh, të shpëtoja dy jetë fëmijësh, dy engjëj të vegjël. Kur zbrita dy vajzat në tokë ishte kënaqësia më e madhe që kam ndjerë në këto vite, një emocion i papërshkrueshëm. Jam krenar! I falënderoj edhe vajzat! Iu uroj shëndet, suksese dhe fat kudo, bashkë me familjen!”– tha Shkëlzen Lamuça,

Kryebashkikau Erion Veliaj  tha se bashkia e Tiranës ka investuar në pajisjen me mjete për t’u ardhur në ndihmë jo vetëm njerëzve në situatë zjarresh, por në çdo ngjarje ku nevojitet ndërhyrje e specializuar.

“Sapo shërbimi zjarrfikës kaloi në administrimin e bashkisë, e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë sepse është një punë që lidhet me jetën e njeriut, me dinjitetin e qytetit, me sigurinë e pronës. Shumica e njerëzve mendojnë se zjarrfikësit janë aty vetëm për të shuar zjarre, por ata janë aty edhe kur bllokohet ashensori, kur ndodhin aksidente rrugore, japin ndihmën e shpejtë në shumë situata kur zjarrfikësit mbërrijnë edhe përpara shërbimeve të tjera. Jam posaçërisht krenar që, jo vetëm kemi shtuar pajimet, – sot kemi mjete ultra moderne, – por, unë besoj se aseti numër një nuk janë as zjarrfikëset, as veshjet, as mjetet e punës: Aseti numër një janë njerëzit”.– thaVeliaj.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA