Videoja e re/ Putin mohon sulmin ndaj qendrës tregtare, indinjatë nëpër botë

30/06/2022 14:42

Pak pasi u bë publike videoja që tregonte momentin e goditjes më raketa të qendrës tregtare në Kremenchuk të Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin mohoi përgjegjësinë e forcave të Moskës.

“Ne nuk godasim infrastrukturë civile”, këmbënguli ai, duke pretenduar se ukrainasit e kishin sajuar vetë këtë bombardim.

Por ndërkohë të tjera pamje filmike treguan një sulm të ri, këtë radhë në qytetin jugor Mykolaiv ku një raketë ruse godet një bllok pallatesh duke vrarë të paktën tre persona e duke plagosur disa të tjerë.

Kryebashkiaku Oleksandr Senkevych tha se pallati ishte goditur me një raketë rusë X-55 cruise, e cila ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ekipet e kërkim-shpëtimit ndodhen në vendngjarje e po kërkojnë për të mbijetuar, ndërsa nga pallati pjesa e sipërme e të cilit është shkatërruar, ende dilte tym.

Të paktën 18 vetë u vranë nga sulmi mbi qendrën tregtare në Kremenchuk, i cili u dënua me forcë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe liderë ndërkombëtarë.

Zyrtarë vendas thanë se qendra ishte goditur në kohën kur ishte e mbushur plot me njerëz.

“Sulmi me raketa në Kremenchuk erdhi në një vend të mbushur me njerëz, i cili është 100% i parëndësishëm për luftimet. Ka të vdekur dhe të plagosur”, shkruante kryetar i bashkisë,  Vitaliy  Maletsky në faqen e tij në Facebook.

Ndërsa Zelensky u shpreh se nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. “Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA