56-vjeçari Ardi Shegaj, që u paraqit ditën e djeshme në spitalin e traumës me plagë nga armë zjarri në gjoks, është arrestuar ditën e sotme.
Policia ka bërë me dije se ky shtetas, ditën e djeshme, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të vrasë veten me armën e zjarrit që e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. `
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel