Në faqen e saj të internetit, ministria thotë se “dënon fuqishëm” vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur “të ashtuquajturën pavarësi” të “territoreve të pushtuara përkohësisht” në Donetsk dhe Luhansk.
Në deklaratë thuhet se vendimi i Siris ishte një “akt jomiqësor” ndaj Ukrainës dhe një shkelje të parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se vendi kishte njohur “pavarësinë dhe sovranitetin e republikave popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk” në Ukrainën lindore.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas njoftimit.