Dy zëvëndësdrejtorët e policisë Elbasan, të cilët u akuzuan për shpërdorim detyre në lidhje me rastin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, janë paraqitur ditën e sotme para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Albert Nushi ish drejtor krimesh  në Elbasan dhe nëndrejtor i policisë Berat është paraqitur i pashoqëruar, madje pranë gjykatës ka pirë kafen me kolegët dhe më pas ka hyrë në gjykatë.

Kujtojmë se ndaj Nushit është vendosur masa e sigurisë arrest shtëpie.  Kur doli nga seanca ai nuk pranoi të jepte koment për kamerat, duke thënë se  vetëm se nuk është  përfaqësuar me avokat.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore së bashku me Prokurorinë e Elbasanit kanë hetuar punonjësit e policisë për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore.

Gjykata la nën masën arrest shtëpie zëvendës drejtorin e policisë Berat, Albert Nushi i cili në momentin kur ndodhi ngjarja ishte zv drejtor për krimet në Elbasan. Në po të njëjtën masë sigurie u la edhe Nikollaq Palla Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në Policinë e Elbasanit.

Viktima PJerin Xhuvani

Në 21 prill të vitit 2021, gjatë një përplasjeje me armë mes dy grupimeve politike, mbeti i vrarë mjeku Pjerin Xhuvani, në atë kohë eksponent i PS-së,  ndërsa mbetën të plagosur katër persona të tjerë mes të cilëve një punonjëse policie.

Pas ngjarjes, në polici u vetëdorëzua si autor i krimit Arbër Papleka, shoqërues i drejtuesit politik të PD-së të Elbasanit në atë kohë Gazmend Bardhi.

Papleka, ish-efektiv i Reneas qarkullonte në Elbasan i armatosur si pjesë e strukturës për mbrojtjen e votës, strukturë e cila ishte ngritur nga PD-ja në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA