Në një rrugë pa krye duket se janë orientuar hetimet për zbardhjen e sulmit me eksploziv ndaj një hoteli gati për inaugurim mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë.
Megjithëse ky është një sulm i përsëritur ndaj këtij objekti pas atij në shkurt të vitit të kaluar sërish pronari i tij këmbëngul para uniformave blu se nuk ka konflikte me askënd.
Objekti është në pronësi te Mariel Muratit, ish-Drejtor i ALUIZNI Sarande aktualisht, Drejtor i Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Hetimin e vështirëson edhe fakti se sulmi nuk është filmuar nga asnjë kamera sigurie pasi as hoteli dhe as bizneset në zonë nuk I kanë pasur kamerat funksionale.
Lënda eksplozive që llogaritet më pak se 100 gram ishte vendosur në derën e garazhit ky pronari parkonte makinën dhe nga shpërthimi I saj pati vetëm dëme material por ngjarja shkaktoi mjaft panik në banorët dhe pushuesit që u gjendën në zonë në momentin e shërthimit.
Top Channel