Boris Johnson: Lufta në Ukrainë e bëri perëndimin më të bashkuar dhe NATO-n më të fortë

30/06/2022 14:17
Boris Johnson

Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson, gjatë-fjalës së tij ditën e sotme në samitin e NATO-s, është shprehur se lufta në Ukrainë e ka sjellë NATO-n më afër pragut të tij.

Johnson tha se si pasojë e kësaj lufte, vendet perëndimore janë bashkuar më shumë me njëri-tjetrin, duke u bërë edhe më të forta.

Në lidhje me pretendimet e Putinit se NATO-ja është një kërcënim për Rusinë, Johnson tha se nuk ishte kurrë e mundshme që Ukraina të bashkohej me NATO-n përpara luftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA