Aristokratja ‘maniake’ 45-vjeçare del në gjyq për intimitetin abuziv me 14-vjeçarin (fotot)

30/06/2022 21:33

Një australiane trashëgimtare e fermave të kuajve të racës, duket se duhet të mbajë tashmë “samarin” e akuzave për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur 14-vjeçar, shkruanin sot me ironi mediat perëndimore.

45 vjeçarja Savannah Daisley, doli në gjykatën e Sydney me akuza për abuzim seksual me të mitur, të cilat gjykatësja Jaqueline Milledge i quante “trazuese” teksa i mohoi asaj lirinë me kusht.

Mamaja ekstravagante e dy fëmijëve, është bija e rritësit të famshëm të kuajve Ross Daisley, dhe mohon akuzat e abuzimit seksual.

Policia thotë se Daisley ka abuzuar disa herë me të miturin në maj të vitit të kaluar por ende nuk dihet nëse dyshja njiheshin para akteve të jashtëligjshme.

Avokati i Daisley tha se akuzat ndaj klientes së tij atistokrate janë bërë ‘nga lakmia’.

Por prokurori Daniel Richardson tha se një oficer policie ka regjistruar telefonatat e pamoralshme të trashëgimtares ku ajo pranon abuzimet.

Richardson thotë se regjistrimet tregojnë se Daisley mbante mend vetëm pak detaje nga incidentet seksuale, pasi kishte e intoksikuar, mundësisht me alkool.

“Ajo thotë se ‘mendoja se do të më sillje policinë, unë thashë se e kishim harruar këtë dhe e kishim flakur në det,’” tha prokurori në gjykatë.

“Instruksionet e regjistruara janë mjaft dëmtuese për të. Pranimi në telefon është një çështje serioze.”

Llogaria e Daisley në Instagram nuk ekziston më por një kopje u përftua nga rrjeti vendas news.com.au, ku trashëgimtarja tregon se ka qenë esël për 223 ditë. Ndërsa shtonte në postim se “sapo ishte ndarë nga partneri i 8 viteve.”

Daisley është trajnuar në praktikën moderne të ‘naturopath’ dhe ka hapur rrjetin e saj Smart Cleanse, që ofron plane të detoksifikimit të trupit.

Brunia ka shkruar gjithashtu dy libra mbi subjektin: “14 ditë spastrim inteligjent” si dhe “Epigenetics,” i cili ekzaminon sesi “stresi e toksinat kanë efekte dëmtuese në funksionin e strukturën e qelizave”.

Babai i Daisley, Ross Daisley, është bërë i famshëm me racën e tij të kuajve australianë Choisir me të cilën ka fituar dy çmime në 2003.

Daisley do të mbetet prapa hekurave deri në paraqitjen e ardhshme në gjyq në 23 shtator.

FOTO GALERI
1/3
45 vjeçarja Savannah Daisley, doli në gjykatën e Sydney me akuza për abuzim seksual me të mitur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA