Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armë në luftën e saj kundër Rusisë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Madrid.
“Është mirë që vendet që janë mbledhur këtu, por edhe shumë të tjerë, japin kontributin e tyre në mënyrë që Ukraina të mund të mbrohet – duke ofruar mjete financiare, ndihmë humanitare, por edhe duke ofruar armët që Ukraina i duhen urgjentisht,” tha Scholz për mediat teksa mbërriti për ditën e dytë të samitit të NATO-s.
“Mesazhi është: Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë – dhe ta bëjmë këtë intensivisht – për aq kohë sa është e nevojshme për të mundësuar Ukrainën të mbrohet”, shtoi ai.
Të martën, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht tha se Berlini do të sigurojë një divizion prej 15,000 trupash, me 65 avionë dhe 20 anije, për forcën e gatishmërisë së lartë të NATO-s.
Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg njoftoi të hënën se aleanca do të rrisë numrin e trupave në gatishmëri të lartë në më shumë se 300,000 nga viti 2023.
Top Channel