Policia belge ka bastisur një laborator ilegal drogash ku prodhoheshin droga ilegale, brenda një baze ajrore ku strehohet një pjesë e arsenalit bërthamor të SHBA në Evropë.
Duke cituar zëdhënësin e prokurorisë së provincës belge Limburg, mediat shtonin se dy civilë që nuk kishin lidhje me operacionet ushtarake, ishin arrestuar për prodhimin e drogave sintetike si ekstazi apo MDMA.
Baza e Kleine-Brogel në verilindje të Belgjikës njihet për ruajtjen e armëve termonukleare të SHBA.
Zyrtaret belgë nuk flasin shpesh për këtë por e kanë konfirmuar shkarazi në vitet 1980. Ndërsa në vitin 2019 një parlamentar I Gjelbër vendas tha se SHBA mban aty rreth 20 mbushje bërthamore.
Prokurorët thanë se policia vendase kishte zbuluar laboratorin në tokë ushtarake me 22 qershor, i cili më pas ishte çmontuar nga oficerë specialistë.
Baza e Kleine-Brogel ka qenë disa herë objekt i protestave të lëvizjeve anti-NATO e anti-bërthamore.
Ajo gjenmdet në një zonë rurale mes portit të Antëerp pranë kufirit me Gjermaninë dhe zonën e saj industriale perëndimore. Vendi eshte permendur edhe me pare si pike operimi e bandave te krimit te organizuar, shkruajne mediat.
Top Channel