658 persona janë shpallur në kërkim nga ana e policisë së shtetit vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti.

Ata janë identifikuar sit ë dyshuar për vepra të rënda penale dhe janë shpallur në kërkim. Por edhe më i lartë është numri i të shpallur ve në kërkim që janë arrestuar nga ana e policisë gjatë kësaj periudhe.

Referuar njoftimeve zyrtare të nxjerra në mënyrë periodike nga ana e policisë së shtetit rezulton se në pranga kanë rënë 968 persona në kërkim.

Në fokus të policisë së shtetit ka qenë dhe arrestimi i personave në kërkim ndërkombëtar. Drejtori I përgjithshëm I policisë Gledis Nano i ka kërkuar performancë më të mirë nga drejtoritë vendore.  Edhe policitë partnere kanë sjellë informacione për persona të caktuar.

Top Channel mëson se vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar 125 persona në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve së fundmi përmendim një 42 vjeçar nga Turqia i cili ishte dënuar me 21 vite për mashtrim. Në bazë të informacioneve policia zbuloi se ai fshihej në Pogradec. Po ashtu më 8 qershor të këtij viti policia e Tiranës arrestoi Lulzim Halilin 42 vjeç i dënuar me 13 vite në Itali për pjesëmarrje në grup kriminal.

Për të ulur numrin e personave të shpallur në kërkim, shpesh policia nxjerr në teren FNSH dhe Renea të cilat ushtrojnë kontrolle të befta në qytete të ndryshme.

Përveç të dyshuarve për krime të ndryshme policia e shtetit ka në kërkim 591 persona të cilët kanë një vendim të formës së prerë dhe janë dënuar për vepra të rënda penale.

Rreth 40 prej tyre që janë ende në arrati janë të dënuar me burgim të përjetshëm. Mes emrave më të rinj që i është bashkuar kësaj liste është Jani Aila i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me paramendim të Elton Çiços.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA