Pasuritë e politikanëve grekë/ Tsipras: Kryeministri e ministrat zotërojnë 829 prona, si do kuptojnë ankthin e qytetarëve

28/06/2022 12:47

Reagime të shumta si gjithnjë ka ngjallur deklarimi i pasurive të politikanëve grekë për vitin 2020.

Deklarata e Kyriakos Mitsotakis përmban të ardhurat e tij si kryeministër që shkojnë në total me bashkëshorten e tij në 116.842 euro, letra me vlerë  prej 140.096 eurosh , depozita prej 534.000 eurosh , pasuria e paluajtshme e çiftit tregon 40 prona në Kretë, Athinë dhe Tinos, ndërsa të dy vazhdojnë të shlyejnë hua të marra nga banka të ndryshme me vlerë prej 1.3 milion euro.

Kreu i SYRIZA -s, Alexis Tsipras me bashkëshorten e tij , deklaron të ardhurat që arrijnë në 90.585 euro , një depozite bankare prej 97.297 euro, një apartament 114 m2 në Athinë që nga viti 1996 dhe një tokë 300 m2 në Artemida. Duke komentuar shumën e madhe të kredisë së familjes Mitsotakis dhe jo vetëm ,kreu i opozitës Tsipras thekson me një postim në twitter :

“Kryeministri dhe ministrat zotërojnë gjithsej 829 prona, 17 milionë depozita dhe 13 milionë kredi. A mund ta ndjejnë këta njerëz ankthin e qytetarit që nuk mund të paguajë faturat, shkollimin e fëmijëve dhe nuk kalon dot muajin?”

I pyetur për këto fakte dhe kryesisht për kryeministrin zëdhënësi i qeverisë është përgjigjur:  Nuk mendoj se ka një politikan që për të cilin kanë kërkuar kaq shumë në deklarimin e pasurisë aq sa kryeministri dhe gruaja e tij ,madje edhe në kohën e qeverisë SYRIZA. Përtej kësaj, mendoj se aq shumë kontroll i plotë sa i është bërë – e përsëris- kryesisht në ditët e qeverisë së mëparshme – nuk ka lënë asnjë pyetje pa përgjigje.

Sa u përket liderëve të tjerë të partive parlamentare , 19 prona,një prej tyre në Bruksel,  të ardhura 178.585 euro dhe depozita bankare 523.398 euro deklaron kreu i  socialisteve grekë Nikos Androulakis. Të ardhura të shumta mbi 200.000 euro ,11 prona ,aksione në 8 biznese dhe depozita 153.381 euro deklaron me bashkëshorten e tij  kreu i partisë Mera 25, ish-ministër i Financave në qeverinë Tsipras, Janis Varufakis.

Por edhe kreu i partisë tjetër parlamentare “Zgjidhja greke” Kyriakos Velopoulos deklaron të ardhura rreth 300.000  euro për 2020 , depozita 558.180 euro dhe aksione në biznese. Kurse lideri i komunisteve grekë Dhimitris Koutsoumbas deklaron vetëm të ardhurat si deputet për 2020 në vlerën e 89.769 eurove ,depozita 7.957 euro dhe katër prona me bashkëshorten e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA