Në gjyq për grabitjen në Rinas/ Dy të pandehur në regjimin 41 biss, “nuk kemi mundësi të mbrohemi”

28/06/2022 15:17

Gjykata e posaçme po dëgjon mbrojtjen për 8 të pandehurit për grabitjen në aeroportin ndërkombëtarë të Rinasit.

Gjatë zhvillimit të seancës avokati i Eldi dhe Klement Çalës theksoi se dy klientët e tij janë në regjimin e posaçëm 41 biss dhe se nuk ka pasur mundësi që të konsultohet me ta për mbrojten.

Avokati Elton Hyseni theksoi ata kanë qenë në greve urie dhe se nuk janë njohur me materialin. Po ashtu avokati theksoi se nuk ju lejohet që në ambientet e regjimit të posaçmë të futet asnjë material dhe se ska pasur mundësi konsulte me dy vëllezërit.

Avokati theksoi faktin që duke qenë se Eldi dhe Klement Ccala nuk kishin marrë dijeni për mbrojtjen nuk mund ta relatonte para gjykatës pa folur me ta nëse janë dakord me mbrojtjen.

Në këtë seancë u konfirmua se të pandehurit që janë në regjimin e posaçëm 41 biss kanë qenë në grevë urie.

Po ashtu gjatë seancës pati debate nga avokatët e tjerë të cilët kërkuan mbrojtja të bëhet sipas radhës, por më pas gjykata vendosi se ata duhet që të lexojnë mbrojtjen.

Polica e burgjeve bëri më dije para gjykatës se nuk lejohet që të pandehurve që janë në 41 biss tu dërgohen dokumenta.

Mbrojta e pregatitur nga avokati Elton Hyseni u është dhënë për tu lexuar të dy vëllezërve brenda kafazit të xhamtë.

Nuk është marrë ende një vendim nëse ata do të jenë dakord me mbrojtjen apo do të duan me tepër kohë që të konsultohen me avokatin e tyre.

Grabitja e Rinasit ndodhi në 9 prill 2019 ku u grabitën disa miliona euro në barkun e një avioni.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA