Një turiste gjermane në Spanjë denoncoi se është përdhunuar nga dy adoleshentë që i hynë në dhomën e saj të hotelit në Majorca teksa po flinte.
Dy gjermanët me moshë 17 e 18 vjeç, janë arrestuar pas incidentit të 21 qershorit.
Viktima qe besohet se është në të 20-at po qëndronte në hotelin Cala Rajada në ishullin e njohur për festat e zhurmshme.
Nuk raportohet nëse ajo kishte pasur më parë kontakte me dy adoleshentët por ata njihnin dhomën ku vajza po qëndronte dhe më pas kishin hyrë gjatë natës për ta sulmuar.
Ajo raportoi incidentin te roja civile spanjolle e shoqëruar nga familjarët, dhe më pas u dërgua në spital për ekzaminime.
Viktima tha në deklaratë se të akuzuarit e kishin përdhunuar pasi ajo nuk mund të mbrohej nga gjendja e tronditjes së pësuar.
Një prej të akuzuarve ishte akuzuar për përdhunim, ndërsa tjetri vetëm për sulm seksual.
Top Channel