Deputeti Kuvendit të Kosovës, nga radhë e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka raportuar të premten në policia se në banesën e tij janë vjedhur 50 mijë euro.
Denoncimi i deputetit është verifikuar nga policia e Kosovës dhe rasti tashmë është marrë nën hetim.
Në deklaratën e dhënë për policinë, deputeti Shkreta ka konstatuar se në banesën e tij në Prishtinë kanë hyrë persona ende të paidentifikuar dhe kanë marrë shumën e të hollave.
Ky denoncim ka krijuar probleme të tjera për deputetin e Vetëvendosjes, pasi drejtorisë i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë me dije se kjo shumë parash nuk është raportuar në deklaratën e pasurisë të deputetit në vitin aktual dhe në këtë rast mund të përbëjë shkelje ligjore.
Duke iu kundërpërgjigjur akuzave, Shkreta është shprehur se ato janë tendencioze dhe dashakeqe që lidhen me postin e tij, ndërsa paratë janë të deklaruara sipas ligjit.
Ai gjithashtu kujton se të ardhurat janë krijuar nga profesioni i tij dhe bashkëshortes si mjekë prej 20 vitesh.
Top Channel