Liderët e G7 u mblodhën sot për një takim që do të zgjasë tre ditë në Gjermani për të adresuar krizat aktuale me të cilat po përballet bota, ndërsa një vëmendje të madhe në tavolinën e diskutimeve e zë lufta në Ukrainë.

E megjithatë teksa uleshin në tryezën e punës, ata e shfrytëzuan momentin për të bërë dhe një shaka për presidenti rus Vladimir Putin. Kryeministri britanik pyeti të tjerët nëse duhet ti heqin xhaketat dhe të përveshin këmishën deri te mëngët. Ne duhet të tregojmë se jemi më të ashpër se Putini, tha ai duke qeshur.

Por përtej shakasë liderët, synojnë të bëjnë një shfaqje uniteti dhe vendosmërie për luftën me anë të këtij  samiti. Ideja do të jetë që t’i dërgohet një sinjal presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi ka durimin strategjik për të ruajtur mbështetjen e tij për Ukrainën, edhe nëse ajo përballet me presionin e brendshëm politik .

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të Grupit G7 do të shpallin një ndalim të importeve të arit nga Rusia, një hap që udhëheqësit shpresojnë se do ta izolojë më tej ekonomikisht Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Liderët e G7-ës do të diskutojnë edhe çështje tjera, përfshirë inflacionin global, pandeminë e koronavirusit dhe ndryshimet klimatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA