Një rrjedhje e supozuar për veçoritë e reja të iPhone 14 tregon se ka përmirësime të vogla në bateri, plus një “degradim” befasues në të gjitha katër modelet e reja.

Toms Guide shkruan se kapacitetet e supozuara të baterisë për katër modelet e reja të iPhone vijnë nga një fotografi e shpërndarë në Weibo nga DuanRui dhe ShrimpApple, dy përdorues të Twitter që shpesh bëjnë rrjedhje të informatave.

Të dy “rrjedhësit” shprehin skepticizmin e tyre në lidhje me numrat e shfaqura, kështu që mos u befasoni në rast se do të shohim numra të tjerë në rrjedhjen e ardhshme të informatave, përcjell Telegrafi.

Numrat e marra nga ky burim janë të shfaqura në tabelën e mëposhtme, ku edhe krahasohen me kapacitet e modeleve të iPhone 13, duke mundësuar kështu edhe krahasimin me ndryshimet e supozuara.

Këto kapacitete të supozuara shihet se kanë dallim prej 1 për qind më shumë mes iPhone 14 dhe iPhone 13, dallim me 3 për qind më shumë mes iPhone 14 pro dhe iPhone 13 pro dhe 1 për qind më pak në krahasim mes iPhone 14 Pro Max dhe iPhone 13 Pro Max.

Ndërsa iPhone 14 Pro Max shihet si një zëvendësim i iPhone 13 mini, por dallimi në madhësi ndërmjet tyre, nuk ka hapësirë për ndonjë krahasim direkt mes tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA