Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë.
Një 40-vjeçar që po udhëtonte me një motor është përplasur me një betoniere dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
“Më datë 25.06.2022, në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç. Si pasojë shtetasi E. T. është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, sipas njoftimit.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, shtetasi E. T., 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç, ju informojmë se: Si pasojë shtetasi E. T., drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital“, sipas policisë
Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel