Ujë, tokë, ajër dhe … pa zjarr, pasi duhani duhet të ngrohet e jo të digjet. Kjo është edhe ideja që kompania Philip Morris International ndjek në çdo hap që hedh në rrugëtimin e sigurimit të produkteve me teknologjinë më të fundit.
Së fundmi, në zyrat qëndrore të PMI në Zvicër u mbajt dhe eventi i vitit i fokusuar pikërisht tek teknologjia, ‘Technovation’. Nisjen e këtij eventi e mori përsipër zëvendës presidenti i Komunikimit Global pranë PMI, Tommaso Di Giovanni, i cili krahasoi produktet e reja të duhanit me zbulimet e tjera teknologjike si fluturimi, rripi i sigurimit në makinë apo frigoriferi, që edhe ato në fillimet e tyre nuk u përqafuan menjëherë nga qytetarët apo ligjvënësit
“Kur përmendim novacionin direkt mendojmë diçka pozitive. Por novacioni është gjithmonë i shoqëruar nga skepticizmi. Diçka e tillë ndodhi edhe me Galileo Galilein, i cili vërtetoi se Toka rrotullohej rreth diellit, dhe aty i dha nxitje teorisë gjeocentrike. Edhe sot ne vazhdojmë të mos i kuptojmë plotësisht aspektet e jetës sonë që kërkojnë novacion. Kështu ndodh edhe me produktet e duhanit”, u shpreh Di Giovanni.
Mes të ftuarve prezent ishte dhe Michele Cattoni, Zëvendës Presidenti i Produkteve të Duhanit me Ngrohje pranë PMI i cili diskutoi lidhur me teknologjinë dhe sigurinë kibernetike që qëndron pas produkteve të tyre.
“Sigurisht që duke qenë se teknologjia është një hallkë shumë e rëndësishme e pajisjeve që PMI prodhon, ne jemi akoma edhe më të kujdesshëm që të mbrojmë konsumatorët tanë nga çdo sulm kibernetik. Edhe nëse arrihet në zemër të programeve që pajisja përdor, PMI ka bërë të mundur që kjo copëz informacioni të mos përdoret dot nga persona që duan ta duplikojnë apo përdorin për qëllime të tyre përfituese”, u shpreh Cattoni. Kjo deklaratë vinte edhe si reagim i tentativave të ‘hackers’ për të ndërhyrë në sistemin e pajisjeve me ngrohje nga PMI.
Misioni ndërkombëtar i kësaj kompanie është që të zëvendësojë cigaret me alternativa të reja. Kështu duhanpirësit që zgjedhin të vazhdojnë të konsumojnë nikotinën, ta bëjnë atë duke reduktuar sa më shumë dëmin e shkaktuar nga djegia. Një mision i cili ka kërkuar pikërisht zgjidhje novative të bazuara në kërkime shkencore e teknologji të avancuar.
Edhe Drejtori i Konsumit dhe President i Produkteve Pa tym të PMI, Stefano Volpetti, deklaroi se është përgjegjësia e industrisë për të cuar përpara idetë novative: “Kështu ne arrijmë të përmbushim detyrën që kemi ndërmarrë për një të ardhme pa tym”.
Top Channel