Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ditën e sotme ka vizituar iranianët e regjimit Teheran që ndodhen në Shqipëri në rezistencën “Ashraf 3”
Pence gjatë fjalimit të tij ka kujtuar vuajtjet e popullit iranian gjatë revolucionit të vitit 1989, ku tha se në atë kohës shumë iranianë u zhvendosën në Amerikë për një jetë më të mirë.
Ish-zëvendëspresidenti tha se populli Iranit ka një vend të veçantë në zemrën e tij dhe se zëri i tyre është më i fortë se kurrë në hapësirën globale
Mike Pence: Dua t’ju falenderoj të gjithëve sepse keni kaluar situate të vështira. Është hera e parë që unë vizitoj Shqipërinë dhe sot nuk do të flas në emër të qeverisë amerikanë por në koefidenca në emër të gjithë popullit amerikan që janë më ju që luftoni për lirinë e Iranit
E di që shumë amerikanë kanë familjarët e tyre, 1.5 milionë amerikanë kanë lindur në Iran , pra SHBA sot është shtëpia e diasporës së Iranit më shumë se çdo vend tjetër në botë. Shumica e Iranianëve në SHBA kanë ardhur pas revolucionit të 1989 pasi e dinin që Amerika do të jetë gjithmonë toka e lirisë duke mbajtur flakën e lirisë në përjetësi. Jemi krenarë për komunitetin tonë irano-amerikan dhe bashkojmëzemrat me ata viktima që kanë humbur jetën e që kanë vuajtur. Je ju mbështesim, zëri juaj në hapësirën globale është më i fortë si gjithmonë. Ajo ishte tragjedia e epokës moderne. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Jam shumë modest kur them këtë. Kryengritjet dhe protestuesit vërshuan në rrugët e Iranit, e gjithë bota ishte dëshmitare teksa ata kërkonin përfundimin e këtyre vuajtjeve. Zemra e Amerikës është liria dhe nuk duhet të jeni kurrë të heshtur për mbrojtjen e lirisë.
Duke i dhënë një zë popullit të Amerikës ne nënshkruajtën një rezolutë në mbështetje të madhe të të gjithë administratës që e mbështeti rastin rezistencës së Iranit.
Top Channel