Komisioni i BE-së ka deklaruar se furnizimi me gaz në Bashkimin Evropian është “aktualisht i garantuar”, por situata duhet “të merret seriozisht”.
“Sipas komunikimit tonë me autoritetet kombëtare, siguria e furnizimit me gaz në Gjermani dhe në BE është aktualisht e garantuar. Flukset më të ulëta të gazit nga Rusia deri më tani mund të kompensohen. Por megjithatë situata duhet të merret seriozisht.”, tha një zëdhënës i Komisionit të BE-së.
“Në këtë fazë, duhet të jemi të vetëdijshëm se situata mund të përkeqësohet më tej. Deklaratat e paralajmërimit të hershëm, të cilat përbëjnë nivelin e parë të paralajmërimit të parashikuar në Rregulloren SoS, janë bërë nga nëntë shtete të tjera anëtare të BE-së gjatë muajve të fundit, në sfondin e përdorimit të vazhdueshëm nga Rusia të furnizimeve të saj me gaz si një mjet shantazhi.” shtoi zëdhënësi.
Kjo vjen pasi Gjermania ngriti më tej nivelin e paralajmërimit për furnizimet me gaz të enjten, pas një deklarate të mëparshme të nivelit të paralajmërimit të hershëm. Sipas Komisionit të BE-së, Gjermania diskutoi situatën me Komisionin dhe masa është pjesë e veprimit të koordinuar të BE-së për këtë çështje.
“Rreziku i ndërprerjes së plotë të gazit tani është më real se kurrë më parë. Kjo është arsyeja pse, miratimi i rregullores së ruajtjes së gazit së bashku me masat e tjera të gatishmërisë është kaq i rëndësishëm në këtë moment, “tha të enjten nënkryetari i Komisionit të BE-së Frans Timmermans.
Top Channel