Skulptorë nga vende të ndryshme të botës kanë lënë gjurmë të krijimtarisë së tyre në qytetin e Korçës ku për vite me radhë është krijuar një muze në natyrë i artit bashkëkohor me skulptura të formave, dimensioneve dhe tematikave të ndryshme.
Por teksa pas mungesës si pasojë e pandemisë në Korçë ka nisur edicioni i 10 i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës, në punimet që qëndrojnë në Parkun Rinia dëmet janë të dukshme.
Agjentët atmosferikë nga njëra anë dhe dëmtimet e qëllimshme nga njerëzit kanë bërë që një pjesë e këtyre punimeve të pësojnë dëme të parikuperueshme pasi nëse bëhen ndërhyrje punimet humbasin vlerat e tyre
Rikthimi i Simpoziumit ka bërë që këtë vit në Korçë të jenë 5 skulptorë nga Shqipëria, Kosova, Greqia e Danimarka të cilët do të punojnë për 10 ditë në mënyrë që të krijojnë veprat e tyre por mbetet e vështirë që ato të mbahen nën vëzhgim
Për Korçën Simpoziumi i Skulpturës mbetet një aktivitet i rëndësishëm i cili synon të shtojë larminë e elementeve kulturore në qytet
Top Channel