Presidenti i Lituanisë: Vendi ynë është i përgatitur për çdo veprim jomiqësor nga Rusia

22/06/2022 16:39
Lithuanian President Gitanas Nauseda speaks during an interview in Vilnius, Lithuania June 22, 2022. REUTERS/Ints Kalnins

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka deklaruar sot se vendi i tij është gati për një formë hakmarrjeje nga Rusia, pasi ndaloi transportin e mallrave të caktuara që i nënshtrohen sanksioneve të Bashkimit Evropian nëpër territorin e saj dhe në enklavën ruse të Kaliningradit.

“Ne jemi gati dhe jemi të përgatitur për disa veprime jomiqësore nga ana e Rusisë, shkëputje nga sistemi BRELL apo veprime të tjera”, tha Nauseda.

Ai tha se nuk beson se Rusia do ta sfidojë ushtarakisht Lituaninë, sepse vendi i tij është anëtar i NATO-s.

Nauseda mbrojti vendimin për të bllokuar kalimin e disa mallrave, duke thënë se ata po zbatojnë atë që u vendos në nivel të Bashkimit Evropian.

“Ne thjesht zbatojmë sanksionet, të cilat janë vendosur në nivel të Bashkimit Evropian, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me marrëdhëniet dypalëshe midis Rusisë dhe Lituanisë. Ne mezi presim të zbatojmë fazat e ardhshme të sanksioneve dhe do të ishte shumë mirë që Komisioni Evropian t’ua shpjegojë përmbajtjen e sanksioneve autoriteteve ruse dhe ndoshta do të heqë disa tensione që po lindin tani,” shtoi ai, duke paralajmëruar se përshkallëzimi i tensioneve nuk do të përfitojë asnjërën palë.

Më herët të mërkurën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se po diskutoheshin masat hakmarrëse për ndalimin e tranzitit të Lituanisë për mallrat e sanksionuara nga Bashkimi Evropian drejt Rusisë përmes Kaliningradit. Peskov nuk elaboroi se çfarë mund të përfshijnë këto masa dhe tha se nuk kishte një afat kohor të saktë për përgjigjen e Moskës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA